E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Qëndrimi i Austrisë për Kosovën

Deklarata e zëvendëskancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache për gazetën kryesore serbe, Politika, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, ka sjelle reagime të forta, madje dhe nga vete Vjena zyrtare.

Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, sqaroi se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

Deklarata e tij u pasua edhe me një reagim nga Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn.

 

Reklamë

“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak ndaj Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane.”

 

Por vete zëvendëskancelari austriak, përmes zëdhënësit të tij, ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë, madje pretendon se nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat në Beograd.

 

Heinz-Christian Strache, pritet të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin serb, ku do të sqaroje edhe të vërteten mbi deklaratën e tij.

 

Strache është aleati i vetëm i kancelarit Kurtz, dhe përfaqësuesi i ekstremit të djathte ne Austri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë