Subscribe

Të gjitha materialet zgjedhore u shpërndanë këtë të shtunë pranë qendrave përkatëse të votimit.

 

Në qarkun e Fierit, komisionerët u paraqitën pranë ZAZ-ve përkatëse dhe tërhoqën pajisjet për zhvillimin e procesit zgjedhor.

 

STAVRI KOLA

KRYETAR KZAZ 58 FIER

 

Baza material është e plotë. Kemi punuar ditën e djeshme. Kemi përgatitur gjithçka.

 

Në total në qarkun fier janë 356 qendra votimi ndërsa do shprehin vullnetin e votës rreth 260 mijë qytetarë.

 

Materialet zgjedhore u shpërndanë edhe në 249 qendrat e votimit të qarkut  Lezhë, ku nuk u evituan incidente.

 

Në ZAZ-në 15 në Kurbin komisionerët konstatuan se ishte hapur me forcë dritarja ku ishin vendosur të gjitha pajisjet zgjedhore. Ata njoftuan policinë, e cila nisi hetimet lidhur me rastin nga ku u konstatua se nuk kishte dwtmim materialesh.

 

Procesi i shpërndarjes së kutive dhe fletëve të votimit u zhvillua normalisht dhe në qarkun e Dibrës.

 

Baza materiale u shpërnda normalisht dhe në qarqet e tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *