E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Qendrat e reja të Tiranës

Tirana e madhe nuk do te ketë vetëm qendrën klasike, sheshin “Skenderbej”, por dhe pika 6 te tjera ku do te nxitet zhvillimi dhe ndërtimet. Sipas planit urbanistik, ne Kombinat, Laprake, Shkoze, Konistudio, Sauk dhe ne Bulevardin e ri, do te krijohen qendrat e reja te Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikes, Ditjon Baboci, tregon per Vizion Plus se krahas shesheve qendrore, keto zona do te ngrihet dhe infrastruktura e duhur për qendra te mirëfillta te një qyteti. Po ku jane planifikuar ndërtimet per 30 vitet e ardhshme ne Tirane, sipas arkitektit te planit urbanistik Stefano Boeri? Drejtori i Urbanistikes tregon se nga do te orientohen ndërtuesit ne kryeqytet, kundrejt taksave me te ulëta. Projekti i Tiranës Policetrike do te nise zbatimin qe vitin e ardhshëm. Me buxhetin e ri, njësite administrative ku është planifikuar krijimi i qendrave do te kenë me shume financime për te investuar ne përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsimore etj.

Më shumë video

Reklamë