Subscribe

Rreth 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin vetëm per te përballuar fluksin e verës. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vizituar disa prej këtyre qendrave shëndetësore ne Bashkisë e Himarës.

“Në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himarë që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital”.

Sipas Beqajt, këtë vit shërbimi është edhe më i plotë, duke iu referuar këtu shtesës së bërë me mjekë dhe infermierë, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe ato malore.

“Kemi filluar këtë shërbim nga mesi i muajit qershor. Praktikisht, këtë vit, janë 25 qendra shëndetësore në bregdet dhe në zonat malore. Shtesë nga viti i mëparshëm kemi Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën. Por sigurisht, edhe këtë vit, në të gjithë gjatësinë e bregut të jugut, ajo që mbulohet sot nga Bashkia e re e Himarës me ndarjen e re administrative territoriale, kemi shërbim të shtuar me më shumë mjekë, më shumë infermierë, shërbim 24-orë, dy autoambulanca në shërbim përgjatë gjithë sezonit, si dhe një furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekimi që i duhen mbarëvajtjes së shërbimit të urgjencës në sezonin turistik.”

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë vit rezulton që numri i turistëve, të cilët kanë marrë shërbim shëndetësor pranë këtyre qendrave është disa herë më i madh se vitin e kaluar.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *