Subscribe

Brenda këtij muaji, nis funksionimi i Qendrës Kombëtare te Urgjencës, e cila ndodhet pranë Spitalit te Traumës. Nga kjo qendër do te kontrollohen dhe koordinohen te gjitha lëvizjet e ambulancave ne shkalle vendi. Por ashtu do te shtohen edhe vendet e qëndrimit te mjeteve te urgjencës, per te menaxhuar ne kohe kete shërbim. Nje prej këtyre pikave, do te jete urgjenca e Tiranës pranë ish-Ekspozitës, e cila nuk do te këtë me funksionin qendror qe ka pasur deri tani. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se ky shërbim, nuk do te lëvize nga kjo pike e kryeqytetit. Ne mungese te mjekeve te urgjencës, ky shërbim, aktualisht mbulohet nga specialiste te profileve te tjera. Pak dite para nisjes se punës se Qendrës Kombëtare te Urgjencës, 20 ambulanca janë pajisur me mjetet e nevojshme per dhënien e ndihmës se pare. Përveç Tiranës, nje pjese e tyre do te shpërndahet edhe ne spitalet e rretheve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.