E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëndra e masazhit vatër prostitucioni/ Vajzat rekrutoheshin në rrjetet sociale

Gjykata penale ka lënë në burg 26-vjeçarin Mario Roshi dhe në arrest shtëpie 29-vjeçarin Andi Roshi, pronarët e qendrës së masazhit ku dyshohet se ushtrohej prostitucion.

Të dy vëllezërit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vënë në dispozicion ambientet e biznesit të tyre për prostitucion, madje gjenin edhe vajzat.

Reklamë

Ato rekrutoheshin nëpërmjet rrjeteve sociale duke i ftuar për t’i punësuar si masazhatore në qendrën e tyre.

Pasi i merrnin në punë, ata dyshohet që  i shfrytëzonin edhe për prostitucion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë