Subscribe

Biblioteka e vjetër e kryeqytetit, tashmë Qendra më e re e librit “Sotir Kolea”, do të jetë e hapur për të gjithë studentët, lexuesit dhe studiuesit të cilët do të mund të kenë qasje ndaj librave të rrallë, të rezervuar e të pazbuluar, shumica, pjesë e bibliotekave personale të konfiskuara gjatë komunizmit.

 

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, vizituan këtë njësi restaurimi të Fondit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të shërbejë edhe si një qendër kulturore moderne multifunksionale.

 

ELVA MARGARITI

 

MINISTRE E KULTURES

 

“Kjo do të jetë një hapësirë për të gjithë studiuesit e huaj, për të gjithë studentët shqptarë por mbi të gjitha edhe për të gjithë ne, sepse kemi zbuluar fonde të reja, të pazbuluara më parë. Ka qënë tërmeti ai që na bëri të fillojmë dhe të merremi, stafi i bibliotekës është angazhuar për të bërë të gjithë risistemimin e librave.”

 

Në një sallë të posaçme gjenden pajisje të teknologjisë së lartë e moderne, të cilat do të ndihmojnë në konservimin dhe aksesimin e librave online.

 

PIRO MISHA

 

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

 

Po bëjmë rindërtimin e disa autorëve. Ndërsa janë mijëra vepra që kanë nevojë të restaurohen.

 

 

Qendra “Sotir Kolea” mban emrin e një personaliteti të kulturës shqiptare, i cili si drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjatë periudhës 1928-1937, dha një kontribut të veçantë në hedhjen e bazave të bibliotekonomisë në Shqipëri, si dhe për pasurimin e koleksioneve bibliotekare me materiale albanologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *