E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Qendër fitnesi në “Concord”, stërvitje me instruktorët më profesionistë

“Concord Center” pasuron shërbimet për qytetarët. Nga kjo e premte në ambientet e kësaj qendre tregtare do të gjeni edhe një qendër fitnesi.

 

Me një hapësirë prej gati 300 metrash katrorë, “Zorba Fitness” vë në dispozicion instruktorë të kualifikuar e mjaft profesionistë që do të kujdesen për shëndetin tuaj fizik. Dhe jo vetëm kaq, sepse kjo palestër serioze, e para e këtij lloji në këtë zonë banimi, sjell linjën sportive më të njohur në botë.

 

Pajisjet e stërvitjeve sportive mbajnë emrin e Techno Gym Selection, një prej linjave më të mira, ndërsa Life është firma e pistave të vrapimit.

 

Zumba, aerobi, por edhe programe të lloje të ndryshme do të ofrohen nga kjo e premte e çdo ditë të javës në “Zorba Firness”, nën kujdesin e instruktorëve profesionistë që do të mirëpresin të gjithë të interesuarit.

 

Më shumë video