Kronikë
Qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti, arrestohen 2 të rinj nga Lezha

Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti.
Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Kurbin.
Reklamë
Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër. Ata e kishin fshehur në një depozitë uji në banesën e R.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




