Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë kanë arrestuar një 31 vjeçar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një sherri.

 

31 vjeçari i arrestuar është me inicialet, 31 vjeç, banues në Tiranë.

 

Sipas policisë, 31 vjeçari në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Por menjëherë pas ngjarjes ka reaguar policia, e cila e ka arrestuar 31 vjeçarin në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku kishte shkuar për tu fshehur.

 

31 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kansoje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *