E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qëlloi me thikë 57 vjeçarin, arrestohet në flagrancë elbasanlliu

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit këtë të premte pasi goditi me thikë një 57 vjeçar.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet S.B., nga Elbasani.

 

Reklamë

Sipas policisë, arrestimi i 43 vjeçarit u bë pas një njoftimi të marrë nga qytetarët se në lagjen “Beqir Dardha”, po ndodhte një konflikt dhe njëri prej personave ishte I armatosur me një armë të ftohtë.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka mundur të ndërhyjë në kohë dhe të kap në flagrancë 43 vjeçarin I cili pas një konflikti për motive të dobëta kishte goditur me thikë 27 vjeçarin me inicialet A.M.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë