E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri ndaj një automjeti, ja kush është autori 30-vjeçar! Zbulohet roli i mikut të tij

Këta që shihni në foto janë 30 vjeçari Kid Kazazi që u arrestua këtë të shtunë dhe bashkëpunëtori i tij, 31-vjeçari Ferhat Kaja.

Kid Kazazi rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, Kazazi më 30 maj 2025, në fshatin Fllakë, Durrës, kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti ku ndodheshin tre shtetas, për motive të dobëta. Për këtë ngjarje, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kid Kazazi është ndjekur dhe vëzhguar për 3 ditë me radhë nga agjentët e Komisariatit nr. 2, pasi fillimisht u ndalua me ID dhe patentë italiane me emrin Keyan Rama.

Ai është ndihmuar të fshihej nga policia fal mikut të tij, 31-vjeçarit Ferhat Kaja. Ky i fundit ra në pranga gjithashtu ditën e sotme.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur  punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.

Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë