E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të autorit të plagosjes në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është i implikuar në plagosjen me armë zjarri ditën e martë.

Ka përfundur në pranga Z. L., 36 vjeç, pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të mjetit të autorit që plagosi T.L pas një konflikti të çastit. Mjeti gjendej i parkuar në rrugicën para banesës.

Si pasojë e të shtënave, është lënduar lehtë B.D., 33 vjeç, banues në Shkodër,

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri T. L.

Vazhdo të lexosh

Reklamë