Trinity Gay, sprintieria gjimnaziste, vajza e sprintierit olimpik Tyson Gay ka vdekur pas një përleshjeje me armë mëngjesin e të dielës në një restorant të Lexington, Kentucky.

Dy makina u përfishinë në një përleshje të armatosur afër kampusit universitar të Kentucky. Trinity Gay, vajza 15 vjeçare, u qëllua në qafë duke gjetur vdekjen mëngjesin e të dielës. Policia është vënë pas gjurmëve të makinave në bazë të dëshmive.

Vajza e vogël  kishte një të ardhme të ndritur përpara, duke u pas shpallur kampione në garën e 200 metrave vrapim dhe e renditur e katërta në 100 metërsh sprint.

“Ajo nuk ia doli, jam kaq konfuz. Deri javën e kaluar ishte këtu për pushimet e fundjavës. Është çmenduri. Nuk e di si ndodhi” – shprehet  babai i saj Tyson Gay.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *