E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëllohet me armë i riu në Lezhë

Një plagosje me armë zjarri ndodhi  mesditën e kësaj të mërkure në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në lagjen ‘Gurra’, ku nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë 32-vjeçari Vison Zefi. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia, e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet dhe shpalli ne kërkim një 30 vjeçar nga Lezha si autor të plagosjes. Sipas bluve, ende nuk dihet motivi i ngjarjes, por 32-vjecari u qellua ne momentin qe po ecte ne rruge dhe për t’i shpëtuar plumbave, u fsheh pas një automjeti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë