E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëllohet me armë drejt një 29 vjeçari në Lezhë, identifikohet autori

Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Mabë të Lezhës.

Plagosja ka ndodhur rreth orës 18:30.

Reklamë

Dy shtetas janë konfliktuar me njeri tjetrin, një sherr që ka degjeneruar në plagosjen me armë të njerit prej ketyre personave.

I plagosuri Odise Simoni, është aktualisht në spital me një plagë në dorë por jashtë rrezikut,

Ndërkohë autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë