Mariupol do të bëhet pjesë e rajonit të Rostovit të Rusisë, ose të paktën ky është qëllimi i “kryetarit të bashkisë” të vetëshpallur të Mariupolit, Konstantin Ivashchenko.

Kjo eshte ajo qe raporton në Telegram, Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit legjitim të Mariupolit.

 

Sipas Andryushchenko, fëmijët e mbetur në qytet, të mbledhur në të vetmen shkollë që nuk u dëmtua nga sulmuesit, u detyruan të regjistronin në fletoret e tyre përkatësinë e tyre me Rusinë, me mbishkrimin “Mariupol. Rajoni Rostov”.

 

Nderkohe, sipas agjencisë shtetërore ruse Ria Novosti, e cituar nga BBC, qyteti Kherson, në jug të Ukrainës, do të kalojë në përdorimin e monedhës ruse të rublës nga 1 maji.

 

Nënkryetari i administratës ushtarake dhe civile të rajonit, Kirill Stremousov, tha se kalimi do të zgjasë një periudhë katër mujore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *