Rreth 187 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë gjatë këtyre ditëve.

 

“Që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, 187,000 njerëz kanë kaluar kufirin drejt Polonisë. Refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta po hyjnë në Poloni pavarësisht kombësisë së tyre”, raporton Zyra e Kryeministrit polak.

 

Tre ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën nga toka, deti dhe ajri, më shumë se 43,000 ukrainas thuhet se kanë mbërritur në Rumani.

 

OKB-ja parashikon që nga Ukraina të largohen rreth 5 milionë qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *