E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qazim Bruka kërcënoi se do të vetëvritej

Pasi kërcënoi per me shume se nje ore se do të hidhej nga lartësia e një oxhaku, Qazim Bruka u bind nga bashkëshortja e tij që të zbriste.

 

Hyjrie Bruka i kërkoi bashkëshortit të mendonte për fëmijët. 43-vjeçari u ngjit në oxhakun e një uzine, pranë Depos së Ujit te Spitali i Traumës dhe kërcënoi se do t’i jepte fund jetës, për shkak se shërbimi përmbarimor e ka nxjerrë nga shtëpia, pas divorcit me bashkëshorten e parë dhe se prej një viti, nuk takon fëmijët. Bruka mbante në duar disa dokumente, ndërsa përsëriste vazhdimisht se është dhunuar fizikisht nga përmbarimi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë