Subscribe

Kushdo e ka një prone, por kërkon qe t’i njihet ka mundësinë qe te aplikoje pranë zyrave te agjencisë deri ne datën 23 maj. Pas kësaj date mbyllet dhe afati i aplikimeve. Agjencia e Trajtimit te Pronave i kujton qytetarëve dokumentacionin qe ata duhet te dorëzojnë.

“Vetëm dy dokumente nevojiten per te paraqitur kërkesën tuaj te re per njohje pronësie!  1. Nje dokument arkivor i njohur zyrtarisht 2. dhe nje pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet per njohje pronësie. Është Agjencia e re e Trajtimit te Pronës, ajo e cila do te beje çdo verifikim apo hetim administrativ per te vërtetuar bazueshmerine e kërkesës se paraqitur nga ana e çdo aplikuesi brenda këtij afati ligjor, duke i hequr pronarit nje barre te rende burokracie, e cila e ka dëmtuar kete proces deri me sot”.

Duke ju referuar te dhënave nga Agjencia, Qato jep edhe disa shifra qe tregojnë interesin qe kane shfaqur qytetaret per procesin e kompensimit.

“Nga data 23 shkurt 2016 deri me date 16 maj 2016; Janë paraqitur pranë Agjencisë se Trajtimit te pronës rreth 5000 pronare te interesuar mbi kete proces te ri te saponisur; Nga te cilet 1300 aplikues jane per here te pare.”

Gjykata Kushtetuese ka ne proces rishikimin e ligjit te pronave dhe ende nuk ka nje vendim përfundimtar lidhur me shfuqizimin apo lënien ne fuqi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *