Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili përdorte para të falsifikuara për të bërë pagesa në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë.

 

Policia njofton se disa biznese kanë raportuar rastin në polici dhe është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, nisur nga disa kallëzime për një shtetas që hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dollars”.    

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit F. A., 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, thuhet në njoftim.  

 

37-vjeçar i përdorte vazhdimisht para të falsifikuara, kryesisht kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *