Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi qarkullonte me me pistoletë dhe thikë në automjet.

 

Sipas uniformave blu të kryeqytetit është vënë në pranga Rr. H., 25 vjeç. I riu është lokalizuar nga shërbimet e policisë te mbikalimi i Rinasit.

 

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

 

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe veshje të ndryshme (uniformë) si ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se me një automjet tip “Fiat”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Te mbikalimi i Rinasit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç.

Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *