Subscribe

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, duke sjellë situatë të rënduar në të gjitha akset rrugore, kryesisht në Qafë Thanë, Qafë të Qarrit dhe Graboviçë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

 

Për shkak të rreshjeve dhe trashësisë së borës që ka shkuar nga 5 deri në 10cm, janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. E gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak se mjetet janë duke lëvizur pa qënë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore. Nga Grabovica e deri në Çëravë nga mjetet që lëvizin pa zinxhirë është krjuar vështirësi në lëvizje.

 

Një pjesë e mjeteve kanë mbetur të bllokuara për shkak të daljes nga rruga. Ndërhyrja e borëpastrueseve në këtë aks ka qënë e vonuar çka ka sjellë një situatë të rënduar, veçanërisht në zbritje të Çëravës. Policia ndodhet përgjatë këtij aksi për të normalizuar situatën dhe për të orjentuar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në qarkullim.

 

Për momentin nuk raportohen probleme në rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës, kjo pasi rreshjet e borës kanë një intensitet më të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *