E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qarku i Fierit/ Votat e fituesve në Lushnje, Ballsh, Patos e Divjake

Paraditen e kësaj të hëne është mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit dhe janë shpallur dhe emrat e kryebashkiakëve fitues për çdo bashki.

 

Në këtë qark gjatë ditës së zgjedhjeve nuk është shfaqur asnjë incident.

 

Më poshtë do të njiheni me fituesit për çdo qytet të këtij qarku;

 

Mallakastër fiton PS, kandidati Qerim Ismailaj  mori 5 692 vota

Divjakë fiton PS kandidati Fredi Kokoneshi mori 13, 513 vota

Lushnje fiton PS  kandidati  Fatos Tushe mori 28086 vota

Roskovec fiton PD kandidatja Majlinda Bufi mori 7740 vota

Patos fiton PS kandidatja Rajmonda Balilaj mori 8 465 vota.

Vazhdo të lexosh