Programi i kandidatit të koalicionit, “Bashkë Fitojmë”, për Elbasanin, sipas nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, është konkret dhe prek problemet kryesore me të cilat kjo zonë haset.

 

Në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus, Haxhinasto, theksoi se përballë Luçiano Boçit, PS është në disavantazh përsa i përket programit qeverisës.

 

Në të njëjtën kohë ai komentoi lidhur me deklaratat e Ramës se nuk do të bashkëpunojë me asnjë bashki që do të qeveriset nga opozita.

 

“Programi i profesorit, Luçiano Boçi, është shumë konkret, i prekshëm, shkon pikërisht tek problematika që ka Elbasani sot, qytetari i Elbasanit, fermeri i Elbasanit. Është e vështirë që të konkurosh me një alternativë të tillë në momentin kur vetë ke shumë problemë me realizimet. Kjo është një turp për politikën, që të kërcënohet një komunitet që nëse do të votojë për një person të caktuar do të ndëshkohet duke mos çuar investime, kjo është shkelje kushtetuese. Është një detyrim kushtetues që të financohen projektet, detyrim përtej saj, detyrim i përkatësisë sonë në nënshkrimin e kartës së autoriteteve vendore, që qeverisja vendore bashkëpunon me pushtetin vendor”, theksoi ai.

 

Ndër të tjera, Haxhinasto akuzoi qeverinë se po përpiqet të intimidojë qytetarët për të orientuar votën në favor të saj, duke shtuar se qytetarëve po iu bëhet presion në forma të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *