Partia Socialiste pas shumë diskutimeve brenda strukturave ka zyrtarizuar kandidatët e saj për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një pjesë të  bashkive kryesore dhe më të mëdha të vendit, PS ka vendosur që të shkojë me emrat e “vjetër”.

 

Ndryshime ka pësuar Bashkia e Divjakës ku nuk do të rikandidojë kreu aktual Fredi Kokoneshi, por vendosur Josif Gorrea. Kjo bashki mësohet se ka ngjallur mjaft diskutime mes drejtuesve të këtij qarku.

 

Ndryshimet kanë prekur dhe Bashkinë Patos, ku nuk do të ketë një rikandidim të Rajmonda Balilajt, por PS do të përfaqësohet nga Fatjon Duraj.

 

 

Lidhur me këto ndryshime si dhe me rikonfirmimin e emrave aktualë, drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla u shpreh optimist duke thënë se do PS do të fitojë të gjitha bashkitë.

 

Fier

 

Bashkia Fier – Armando Subashi

 

Bashkia Lushnjë – Eriselda Sefa

 

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili

 

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

 

Bashkia Patos – Fatjon Duraj

 

Bashkia Divjakë – Josif Goreja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *