E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qarku Dibër “pushtohet” nga mjegulla, fushëpamje e kufizuar në të gjitha rrugët

Që prej orëve të para të ditës së sotme të gjitha rrugët e Qarkut Dibër janë nën pushtetin e mjegullës.

Qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi për shkak të fushëpamjes së kufizuar.

Reklamë

Situata bëhet problematike nga automjetet që nuk kanë ose lëvizin pa drita të ndezura si dhe nga këmbësorët që bëhen të vështirë për tu konstatuar nga drejtuesit e mjeteve.

Në të gjitha akset si Burrel – Klos, rruga e Arbrit, Bulqizë – Peshkopi ka prani të mjegullës së dendur.

Reklamë

Për të monitoruar qarkullimin e automjeteve që të shmangen aksidente, policia është vendosur në disa pika kyçe të këtyre akseve rrugore.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të mbajnë distancën e duhur, të shmangin parakalimet si dhe të mbajnë dritat e mjegullës ndezur.

Mjegulla ka qenë prezente prej disa ditësh, duke bërë që lëvizja e mjeteve të bëhet me vështirësi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë