E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qafështamë, zbulohen 80 predha

Policia ka sekuestruar 80 predha luftarake të artilerisë së rëndë që ndodheshin në tunelet e Qafështamës në Mat. Policia i zbuloi municionet ne hyrje te një prej tuneleve qe përdoreshin dikur nga ushtria. Nga hetimet  paraprake rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur dhe ne hyrje te tij kishin dale në sipërfaqe predhat luftarake. Municionet i  janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje policisë ushtarake.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë