Subscribe

Pylli i fazanëve në Maliq vitet e fundit është kthyer në destinacion kryesor për turistët, por dhe banorët e zonës kryesisht në fundjavë. Ajri i pastër, peizazhi mahnitës , flora dhe fauna e larmishme janë disa nga arsyet përse turistët e zgjedhin këtë destinacion.

 

“Shumë i bukur  dhe shumë çlodhës” –shprehet një vizitor.

 

“Vijmë familjarisht, kënaqemi, sepse është ambient shumë i bukur”- thotë një vizitore.

 

Pylli i fazanëve i ndodhur vetëm 13 km larg qytetit të Korçës është një nga atraksionet më interesante në juglindje. Me një peizazh fantastik në një sipërfaqe prej 48 hektarësh ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror, ndërsa fazanët janë simboli i këtij destinacioni. Përgjegjësi i pyllit, Niko Demollari, thotë se vitet e fundit ka një interes të shtuar nga vizitorët.

 

NIKO DEMOLLARI

PERGJEGJES

“Vizitorë kemi shumë, të huaj vendas. Dëshira e tyre është më së shumti për të eksploruar pyllin.”

 

Përveç fazanëve ky pyll tashmë është streha e shumë kafshëve dhe shpendëve të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *