Subscribe

A jeni dakord për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

 

Kjo është pyetja e mundshme e referendumit në Maqedoni e propozuar nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pas takimit të mbrëmshëm të liderëve politike, ai bëri të ditur pyetjen dhe u shpreh  se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ.

 

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski e braktisi mbledhjen vetëm një orë pas fillimit duke thënë se takimi ishte joserioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj qytetarëve.

 

Një takim i dytë do të zhvillohet sot mes katër partive politike më të mëdha.

 

Vendimi konsiderohet përfundimtar nëse të paktën 50 përqind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve dalin në referendum.

 

Pjese e diskutimit politik për çështjen e referendumit u bene të gjitha forcat shqiptare, por rezistenca e vetme për pyetjen vjen vetëm nga VMRO qe kërkoi serish negociata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *