E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pyetet Mike Pompeo: “Zgjidhje diplomatike për Sirinë”

Drejtori aktual i CIA-s dhe kandidati për sekretar të shtetit në SHBA, Mike Pompeo, u ballafaqua me një breshëri pyetjesh nga anëtarët e komitetit për marrëdhënie të jashtme.

 

Reklamë

Në një seancë dëgjimore për konfirmimin e tij në postin e zgjedhur nga presidenti Donald Trump, Pomeo refuzoi të komentojë zhvillimet më të fundit në Siri. Ai tha se qëllimi është të krijohet një periudhë Post-Asad dhe të arrihet një zgjidhje diplomatike me qëllim rivendosjen e paqes dhe përfundimin e dhunës.

 

Duke folur për Rusinë, Pompeo pohoi se arsyeja për sjelljen e saj agresive është zbatimi i një politike të butë ndaj Moskës por kjo do të marrë fund.

 

Sa i takon marrëveshjes bërthamore me Iranin, kandidati për postin e sekretarit të shtetit, tha se do të vazhdojë të punojë me aleatët e SHBA-së në përpjekje për të forcuar dhe “përmirësuar” marrëveshjen me Teheranin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë