Presidenti rus Vladimir Putin filloi të enjten bisedimet me homologun e tij turk Tayip Erdogan në një përpjekje për të arritur një armëpushim të mundshëm në veri të Sirisë. Zoti Putin i shprehu zotit Erdogan ngushëllime për vrasjen e disa ushtarëve turq atje.

 

President rus tha se situata në provincën Idlib, ku ushtritë e e dy vendeve po ballafaqohen me një luftë që ka shpërngulur rreth një milion njerëz në tre muaj, ishte tensionuar aq shumë sa kërkonte bisedime kokë më kokë. Zoti Erdogan tha se shpresonte që pas takimit, i cili ishte nxitur prej zotit Putin, të arrihej në pajtim rreth masave për të lehtësuar konfliktin. Një zyrtar i lartë turk i tha agjencisë “Reuters” se dy udhëheqësit ka gjasa që të bien dakord për armëpushim, pas dështimit prej javësh të përpjekjeve diplomatike për të ndaluar luftimet mes Turqisë dhe aleatëve të saj rebelë sirianë kundër forcave të qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia.

 

“Diplomacia politike do të jetë më përcaktuese sot sesa diplomacia ushtarake”, tha i njëjti zyrtar.

 

Sulmet ajrore ruse bënë që forcat siriane të Presidentit Bashar al-Asad të rimarrin territorin e fundit nën kontrollin rebelëve në veriperëndim të vendit.

 

Kombet e Bashkuara thonë se në Siri është shkaktuar kriza më e rëndë humanitare gjatë 9 viteve luftë, e cila ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre si dhe ka shkaktua vrasjen e qindra mijëra të tjerëve./ VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *