E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putini: Sanksionet i komplikojnë të gjitha

Në debatin rreth sanksioneve të reja amerikane ndaj Rusisë kreu i Kremlini Vladimir Putin paralajmëroi për një përkeqësim në marrëdhëniet me SHBA-në. “Natyrisht kjo do t’i komplikojë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Putin për kanalin e parë televiziv Rossiya 1.

Ai e konsideron qëndrimin e SHBA-së si të rrezikshëm. Është shumë herët për të folur për kundërmasa, tha Putini. Megjithatë, vendi i tij do të “bëjë diçka shtesë,” tha Presidenti. Ai nuk u shpreh më qartë, por theksoi: masat që mund të marrë Rusia, nuk do të shkaktojnë ndonjë kolaps.

Në shënjestër: gazsjellësit rusë

 

Reklamë

Senati amerikan votoi të enjten me shumicë dërrmuese pro sanksioneve të reja kundër Moskës, për shkak të ndërhyrjes së dyshuar ruse në fushatën zgjedhore presidenciale amerikane, – shkruan Deutsche Welle. Projektligji parashikon sanksione kundër kompanive që kontribuojnë me furnizime me pjesë  këmbimi, shërbime ose teknologji “drejtpërdrejt” për ndërtimin ose mirëmbajtjen e gazsjellësve rusë.

 

Si masa sanksionuese parashikohen përjashtimi i Rusisë nga tenderat publikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose kufizimi i huamarrjeve nga bankat amerikane deri në masën dhjetë milionë dollarë brenda dymbëdhjetë muajsh. Po ashtu mund të kufizohen edhe mundësitë e kompanive amerikane apo të qytetarëve amerikanë për të blerë aksione të kompanive të sanksionuara. Prej këtyre do të preken me siguri edhe sipërmarrjet evropiane gjë që kancelarja Angela Merkel e konsideroi si “të çuditshme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë