E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin uron Erdogan për fitoren

Pas presidentit amerikan Donald Trump, edhe ai rus Vladimir Putin ka uruar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për fitoren në referendumin e së dielës për ndryshimet kushtetuese. Dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së martës, ku diskutuan edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin për arritjen e një armëpushimi në Siri.

 

Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov deklaroi se Kremlini bën thirrje qe të respektohet zgjedhja e turqve në referendum për shtimin e pushtetit të presidentit Erdogan. Rusia e sheh atë si një çështje të brendshme të Turqisë. Më herët liderët europianë u treguan më të përmbajtur në deklarata.

 

Reklamë

Opozita në Turqi ka paraqitur ankesa dhe ka apeluar për anulimin e referendumit dhe këto ankesa do të shqyrtohen nga komisioni zgjedhor. Dy ditë më parë, vëzhguesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se referendumi në Turqi kishte parregullsi dhe nuk përmbushi standardet ndërkombëtare.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë