E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin thotë se nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, por i kundërvihet NATO-s

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, por i kundërvihet NATO-s.

Në Pekin, presidenti rus u takua me kryeministrin sllovak Robert Fico, dhe të dy së bashku dhanë deklarata për median.

Reklamë

Në fjalën e tij, Putin tha se Moska nuk e kishte kundërshtuar kurrë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE dhe hodhi poshtë pretendimet  se Moska po planifikonte të sulmonte Evropën.

Ai argumentoi se me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, aleanca donte të përvetësonte të gjithë hapësirën post-sovjetike dhe Rusia thjesht duhej të mbronte interesat e saj.

Ai përsëriti gjithashtu se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte qenë i papranueshëm për Rusinë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë