Putin takon Macron në Francë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Emanuel Makro janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit. Putin ndodhej për një vizitë në Paris, ku u takua me homologun francez me te cilin pati një konferencë të përbashkët për shtyp në pallatin e Versajës. Makro tha se për luftën kundër shtetit islamik në Siri do të donte të forconte partneritetin me Rusinë, por për Francën, përdorimi i armëve kimike në këtë vend është vijë e kuqe, që do të sillte përgjigje të menjëhershme. Ndërsa Putin u shpreh se bashkimi kundër terrorizmit do të sillte rezultate pozitive, por kjo nuk duhet bërë duke shkatërruar një shtet. Ai tha gjithashtu se nuk ka biseduar me Makro për akuzat se Moska është përfshirë në zgjedhjet e shteteve të huaja.




