Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping u takuan sot në Uzbekistan ne kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Kreu Kremlinit vlerësoi qëndrimin e Pekinit për luftën ne Ukraine .

 

 

“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e ekuilibruar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën në Ukrainë. Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje.

 

 

Ndër të tjera presidenti rus theksoi se përpjekjet e Shteteve të Bashkura te Amerikës për të krijuar një botë një polare do të dështonin ndërsa dënoi sjelljet e Uashingtonit në raport me Tajvanin.

 

“Nga ana jonë, ne i përmbahemi me vendosmëri parimit të një Kine dhe dënojmë provokimet e Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj në ngushticën e Tajvanit. Përpjekjet për të krijuar një botë unipolare kohët e fundit kanë marrë një formë absolutisht të shëmtuar. Ato janë absolutisht të papranueshme për shumicën dërrmuese të botës”

 

Presidenti kinez e Xi Jiping vuri theksin tek domosdoshmëria për t’i dhënë fund trazirave në botë.

 

Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të luajtur një rol udhëheqës në demonstrimin e përgjegjësisë së fuqive të mëdha dhe për të futur stabilitet dhe energji pozitive në një botë në trazira.

 

Bisedimet mes dy liderëve vijnë pas takimit të tyre në shkurt ,kur udhëheqësi rus mori pjesë në hapjen e Lojrave Olimpike të Pekinit pak përpara se të niste pushtimin e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.