E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin shtyn izolimin e Rusisë/ Zvicra hap restorantet, tregjet dhe muzetë më 11 maj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të shtyjë izolimin e vendit deri më 11 maj.

Pavarësisht rënies së numri të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, ai e sheh ende larg kapërcimin e pandemisë. Për këtë arsye, ai urdhëroi qeverinë e tij që të përgatisë udhëzime për lehtësimin e masave pas 12 majit.

Reklamë

“Situata paraqitet ende shumë e vështirë. Specialistët me të cilët ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’u këshilluar mbi reagimet dhe planet tona, bëjnë me dije se jemi ende larg nga kalimi i pandemisë”.

Nga ana tjetër, qeveria zvicerane ka vendosur gjithashtu të lehtësojë më tej masat kufizuese kundër koronavirusit. Dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat mund të rihapen nga data 11 maj.

Fillimisht do të lejohen që në tryezë të ulen vetëm dy persona. Më pas, dy javë më vonë, numri do të rritet në katër, ndërsa më 6 qershor do të lejohen deri në 8.

Po ashtu, duke filluar nga 11 maj, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt në këtë shtet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë