Presidenti rus, Vladimir Putin është pritur sot në Ankara me një ceremoni madhështore.

 

Ai ka takuar homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan, me te cilin mori marrë pjesë edhe në ceremoninë e fillimit të centralit të parë bërthamor të Turqisë i cili do të realizohet në bashkëpunim me Rusinë.

 

Kostoja e ndërtimit të centralit bërthamor vlerësohet 20 miliardë dollarë, dhe është pjesë e projektit zhvillimor me të cilin pretendohet që Turqia të bëhet njëra ndër 10 vendet më të pasura në botë deri në vitin 2023, kur festohet edhe 100 vjetori i Republikës së Turqisë.

 

Në Ankara do të zhvillohen edhe bisedimet mbi Sirinë, të cilave do t’u bashkohet edhe presidenti iranian, Hassan Rouhani. Ne këtë takim pritet të përcaktohen zonat pa konflikt ndërsa do të diskutohen edhe çështjet humanitare. Për të garantuar sigurinë në Samitin e nivelit të lartë që do të  zhvillohet nesër mes tre presidentëve për konfliktin në Siri, janë angazhuar 4000 oficerë policie.

 

Tre vendet janë thellësisht të përfshire në luftën në Siri, pasi përfaqësojnë tre forcat më të mëdha ushtarake që veprojnë tani brenda vendit, me përjashtim te  shteteve te bashkuara  qe pak dite me pare njoftuan se do të lëne “të tjerët” të kujdesen për Sirinë.

 

Forcat mbizotëruese ne vend rebelët e mbështetur nga Turqia, kurdët sirianë të mbështetura nga SHBA dhe regjimi i Asad mbështetur nga Irani dhe Rusia – kanë axhenda krejt të kundërta.

 

Turqia dëshiron të mposhtë kurdët. Regjimi dëshiron të mundë rebelët që Ankaraja po mbështet, dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara jashtë.

 

Ndërsa Uashingtoni synon tu japë fund ambicieve iraniane e ruse për te mbajtur ne pushtet Asadin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *