E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për vendosjen e gjendjes ushtarake në katër rajonet “e aneksuara” të Ukrainës – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

 

“Ai do të dërgohet menjëherë për miratim në Këshillin e Federatës dhe Duma e Shtetit do të informohet për vendimin.”Ne po punojmë për të zgjidhur detyra shumë të vështira në shkallë të gjerë për të garantuar sigurinë dhe të ardhmen e sigurt të Rusisë, për të mbrojtur njerëzit tanë .Ata që janë në vijën e parë të frontit ose që po i nënshtrohen trajnimit në poligonet e qitjes dhe qendrat e trajnimit duhet të ndjejnë mbështetjen tonë.

 

Tashmë në këto katër rajone gadishmëria do të jetë e larte, çka nënkupton që Rusia mund te ndermarre veprime luftarake nëse cënohet integriteti.

 

Ndërkohë  presidenti rus Putin theksoi se përvec se gadishmëria ushtarake do të rritet  edhe ne 8 rajone kufitare.

Vazhdo të lexosh