Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Putin: Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb

19 Dhjetor 17:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të premten se Moska “ka ide” se si mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione amerikane, dhe se bisedimet me Serbinë janë duke vazhduar.

“Ne kemi ide se si, në çfarë mënyre dhe në çfarë drejtimi mund të ecim përpara së bashku. Një dialog i tillë është duke u zhvilluar me miqtë tanë në Serbi. Shpresojmë se do ta gjejmë zgjidhjen e duhur”, tha Putin, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj.

SHBA-ja ngul këmbë që kompanitë ruse, të cilat zotërojnë 56.2 për qind të aksioneve në industrinë serbe, të largohen nga NIS.

Putin tha në konferencën e tij vjetore për fundvit se Rusia supozon se “udhëheqja miqësore e Serbisë” do t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj NIS-it.

“Ne kemi marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë në lidhje me miratimin e çdo kufizimi në lidhje me këtë entitet tregtar. Dhe, sigurisht, ne supozojmë se udhëheqja miqësore e Serbisë do ta mbajë mend këtë dhe do t’i përmbushë detyrimet e saj. Përndryshe, lind pyetja: si mund të investojmë para në ekonominë e vendit dhe ku janë garancitë e sigurisë nëse as marrëveshjet ndërqeveritare nuk funksionojnë”, tha Putin.

Sanksionet amerikane filluan të zbatohen në tetor pasi paraprakisht ishin shtyrë disa herë.

Në mungesë të licencës, rafineria e naftës e NIS-it në Pançevë, u mbyll në fillim të dhjetorit, ndërsa Beogradi pretendon se bisedimet me Moskën për një ndryshim të pronësisë janë duke vazhduar. Serbia i ka dhënë Rusisë afat deri më 15 janar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi më 16 dhjetor se pala ruse dhe një kompani e madhe po negociojnë për NIS-in, por se Beogradi zyrtar nuk po merr pjesë në këtë.

“Mendoj se negociatat janë drejt përfundimit midis palës ruse dhe një kompanie të madhe”, tha Vuçiq në atë kohë, pa specifikuar se cila kompani ishte e përfshirë.

As pala amerikane dhe as ajo ruse nuk kanë publikuar informacione rreth përparimit të bisedimeve, dhe qytetarët janë njoftuar për këtë gjendje nga zyrtarët serbë, kryesisht nga Vuçiqi.

Qëllimi i sanksioneve që synojnë sektorin e energjisë ruse, të cilat kanë goditur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi, është të parandalojnë Rusinë nga financimi i mëtejshëm i pushtimit të Ukrainës./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Sanksione Serbi

Nga e njëjta kategori

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

më shumë...

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.