E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin: Rusia dhe SHBA do të rinisin bisedimet për armët bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se ai dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump kanë urdhëruar ministrat e tyre të Jashtëm, që të nisin konsultimet mbi kontrollin e armëve bërthamore.

 

Putin duke folur për G20-ës në Osaka të Japonisë ka thënë se ende nuk mund të themi se nëse kjo do të çojë në zgjatjen e traktatit ‘Fillimi i Ri’, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2010 për kontrollin e armëve, e cila skadon më 2021, nëse dy shtetet nuk pajtohen që ta zgjasin atë.

 

Reklamë

Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump teksa foli para gazetarëve, duke iu referuar takimit të tij me Putinin tha se “ne kemi biseduar shumë për kontrollin e armëve”.

 

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, e cila u publikua pas takimit Trump-Putin, thuhet se dy liderët biseduan për traktatin në fjalë.

 

“Presidentët janë pajtuar që dy shtetet duhet të vazhdojnë bisedimet në një model të shekullit 21 për kontrollin e armëve, për të cilin, presidenti Trump ka thënë se është e nevojshme që në këto bisedime të përfshihet edhe Kina”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë