Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për sanksionet ekonomike të vendosura kundër Rusisë nga Perëndimi.

 

Ai vazhdon të këmbëngul se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe se nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.

 

“Mos na fajësoni neve, rritja e çmimit të energjisë është rezultat i llogaritjeve të gabuara të Perëndimit”, tha Putin në televizionin shtetëror rus.

 

“Shumë shtete kanë ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj nesh dhe ekonomisë sonë. Ka një rritje kërkese për artikuj të caktuar, por problemet do të zgjidhen. Nuk ka gjë që ne nuk zgjidhim dot. Ndërkohë që shtetet perëndimore i thonë popujve të tyre që të shtrëngojnë rripin, të vishen trashë. I thonë se fajin për situatën e krijuar e kanë sanksionet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *