Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka pritur ne nje takim te paparalajmëruar homologun sirian Bashar Assad. Ne takimin qe u zhvillua ne Rusi shefi i Kremlinit theksoi nevojën e arritjes së një zgjidhjeje për konfliktin e thellë civil në Siri, dhe u shpreh se beson qe ndërkombëtaret do të marrin një rol aktiv në këtë proces.

 

Pas takimit, Putin njoftoi se do të telefonojë edhe Presidentit amerikan Donald Trump si dhe liderët të lindjes së mesme që janë të përfshira në konflikt.

 

Dy presidentët janë takuar dy vite pas Rusia nisi një fushatë të sulmeve ajrore në Siri, ndërhyrje e cila e ktheu konfliktin e brendshëm në favor të presidentit Bashar Al-Asad. Takimi sipas mediave ndërkombëtare, po shihet si një përpjekje e Kremlinit për të ndërtuar një konsensus ndërkombëtar në lidhje me bisedimet e paqes për vendin e përçarë nga lufta.

 

Rusia është akuzuar nga OKB dhe SHBA-të për vrasjen e qindra civilëve sirianë me sulmet ajrore, ndërsa udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe BE-së kanë bërë thirrje që Assad të japë dorëheqjen që nga fillimi i konfliktit të përgjakshëm. Por fati i vete presidentit Assad ka qenë pengesë në bisedimet e mëparshme të paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *