E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ekzekutimi i Presidentit rus, Putin pranon komplotet ndaj tij

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se u ka ikur një varg përpjekjesh për vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.

 

Në dokumentarin me katër seri të titullur “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme të vrasjes kundër Putinit.

 

Reklamë

Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për tu inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”, – shkruan Europa e Lire.

 

Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.

 

“Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje,” ka thënë Putini. “Dhe ai më tha,” A e dini pse jam ende gjallë? “E pyeta: ‘Pse?’ Ai më tha “sepse unë gjithmonë kam qenë mbrapa sigurisë time personale”.

 

Stone po ashtu i ka kërkur Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.

 

“Vetëm Zoti e di fatin tonë –timin dhe tuajin,” ka deklaruar Putin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë