Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti vendimin e Presidentit Donald për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij se forcat e SHBA nuk janë të mirëpritura në Siri.

 

Në reagimin e tij Putin ka folur dhe për praninë e SHBA në Afganistan, për të shprehur skepticizëm nëse trupat amerikane në Siri vërtet do të largohen.

 

Ndërkohë në lidhje me vendimin e Trump për tërheqjen e trupave kanë qenë të ndryshme.

 

Britania në reagimin e saj vuri në dukje përparimin e bërë në luftën kundër ISIS-it, Franca u zotua të vazhdojë luftën, ndërsa Gjermania tha se tërheqja mund të rrezikojë suksesin e arritur deri tani.

 

Ndërkohë as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk thonë se sa kohë do të duhet për tërheqjen pa probleme të të gjitha forcave amerikane nga Siria.  Sipas vlerësimit të Pentagonit në gusht të këtij viti, ISIS kishte ende të paktën 13 mijë luftëtarë në Siri.

 

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara gjithashtu ngre pikëpyetje për fatin e qindra luftëtarëve të huaj të ISIS-it që mbahen në paraburgim nga forcat kurde dhe që shumë qeveri kanë refuzuar t’i pranojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *