E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin nënshkruan ligjin për dalje nga Traktati bërthamor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin që pezullon pjesëmarrjen e këtij vendi në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ky Traktat midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë daton nga Lufta e Ftohtë.

Ligji, i cili u mbështet nga Parlamenti rus muajin e kaluar, u publikua në portalin e Qeverisë ruse.

Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në Traktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel këtë pakt.

Reklamë

Moska, e cila i mohon akuzat, e fajëson SHBA-në për shkelje të marrëveshjes – gjë që hidhet poshtë nga Uashingtoni.

Traktati ka eliminuar një klasë të tërë të raketave.

Ai i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë