E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putin nënshkruan ligjin e ri: Çdo organizatë e huaj do të shpallet e padëshirueshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të enjten një ligj të ri, sipas të cilit, çdo organizatë e huaj, përfshirë ato të themeluara nga organet shtetërore të vendeve të treta, mund të shpallen “të padëshirueshme”.

Ligji nuk vlen për organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare pjesë e të cilave është Rusia, e as për organizatat e inkorporuara në struktura qeveritare të vendeve të huaja.

Reklamë

Në qershor, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjeti se Rusia e shkeli Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur i shpalli “të padëshirueshme” disa organizata të huaja që veprojnë në Rusi, ndër to edhe Radion Evropa e Lirë (REL).

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë