Një “urra” e fuqishme në nder të Ditës së fitores. “Sheshi i Kuq” në Moskë edhe në këtë 9 maj u kthye në qendrën e festimeve për të përkujtuar 77-vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Më shumë se 10,000 trupa u bënë pjesë e paradës së bashku me automjete të blinduara, avionë, sisteme raketore të mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketat balistike ndërkontinentale.

 

Presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij të shkurtër inkurajoi luftëtarët rusë në Ukrainë duke thënë se po luftojnë për sigurinë e Rusisë, ndërsa sulmoi sërish NATO-n, që sipas tij është kërcënim i dukshëm për vendin.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

“Operacioni special ushtarak ka qenë një veprim i nevojshëm dhe në kohë. Në Kiev kanë thënë se mund të sigurojnë armë bërthamore dhe NATO-ja ka filluar t’i eksplorojë tokat afër nesh. Kjo është bërë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka ka treguar se ekziston nevoja për të luftuar. Rusia i ka kërkuar Evropës që të gjejë një kompromis të drejtë, por ajo nuk ka dashur të dëgjojë.”

 

Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë janë vrarë në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike.

 

Duke iu referuar luftës ruse në Ukrainë, udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara, të njohur si G7, thanë se veprimet e presidentit Putin sollën turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *