Presidenti rus Vladimir Putin këtë të hënë ka paralajmëruar se Moska do të detyrohet të zhvillojë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me bazë në tokë, nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë ta bëjnë këtë pas shfuqizimit të një traktati historik për kontrollin e armëve.

 

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të premten kanë dalë zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pas arritjes në përfundimin se Moska po e shkelte traktatin dhe kishte stacionuar tashmë të paktën një lloj rakete të ndaluar, një akuzë që Kremlini e mohon.

 

Presidenti Putin gjatë një takimi me Këshillin e tij të Sigurisë urdhëroi ministritë e mbrojtjes e të jashtme si dhe Shërbimin e Zbulimit të monitorojnë nga afër ndonjë hap që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin për të zhvilluar, prodhuar ose stacionuarraketa të ndaluara në bazë të traktatit të shfuqizuar.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se është me rëndësi thelbësore për Moskën dhe Uashingtonin të rifillojnë bisedimet për kontrollin e armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *